Monday, September 2, 2013

Krostat me marmalate dhe recel qershie (Receta e derguar nga Xhensila)



Perberesit:
300 gr miell
4 luge supe sheqer
2 veze te vogla
1 luge kafe kanelle
1 luge kafe pluhur fryres
vaj ulliri deri sa te behet nje brume i shkrifet dhe jo shume i bute.
Recel dhe marmalate pak te tharte.

Pergatisim brumin duke hedhur miellin me pluhurin fryres ne vendin qe do e punojme, hapim nje grope ku hedhim sheqerin, vezet, vajin dhe kanellen. Punojme brumin, e mbulojme dhe e vendosim ne frigorifer per gjysme ore.

Me pas marrim 3/4 e brumit e hapim ne tepsi ku kemi shtruar leter furre. Shtrojme marmalat, siper recel te cfaredo lloji, une kam perdorur qershie. Pjesen tjeter te brumit e hapim pete, e presim ne shirita dhe ja vendosim siper duke krijuar rombe. Pjekim ne 180 grade sa te marre ngjyre. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment