Monday, September 9, 2013

Karkaleca Frite (Receta nga King House Taverna)

Perberesit per 4 persona :
1 kg Karkaleca
10 gr Miell
1 kokerr Limon
Vaj, Kripe, Uje mineral
Pregatitja:
Fillimisht qerojme karkalecat dhe me pas ne nje ene tjeter vendosim miell, kripe, leng limoni, uje mineral dhe pak sode dhe i perziejme te gjitha bashke deri sa e gjithe perzierja te behet homogjene.Duhet pasur shume kujdes qe mielli mos te krijoje topa te vegjel.Vendosim karkalecat ne perzierjen qe sapo beme me miell dhe leng limoni dhe me pas i vendosim per ti skuqur ne nje tigan me vaj te nxehte duke i kthyer nga te dyja anet me qellim qe karkalecat te skuqen mire nga te dyja anet. Pasi karkalecat te jene skuqur i vendosim mbi nje kartpecete me qellim qe kartpeceta te na ndihmoje te heqim vajin e tepert.Tani i vendosim karkalecat e pregatitur ne nje pjate mbi nje flete sallate jeshile dhe copa te holla limoni dhe cdo gje eshte gati per tu servirur.
Ju befte mire 

Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment