Monday, September 9, 2013

Torta kinder paradiso (Receta e derguar nga Silvana)



Perberesit: 
3 veze ,
2 gota miell ,
1 got niseshte ose (fecola di pattate)
2 gota sheqer ,
lekuren e nje limoni ,
100 gr gjalp ,
1 gote kos ,
1 pluhur fryres per embelsira ,
1 vanilje

Per mbushjen:
300 ml pana per embelsira ,
3 luge gjelle mjalte ,
1 xhelatin .

Pergatitja:
Rrahim me mixser vezet me sheqerin shtojm gjalpin i rrahim ,me pas shtojm permasat e tjera i rrahim mire me mixser ,ne nje tepsi katrore shtrojm leter kuzhine ,hedhim brumin dhe e fusim te piqet ne temperatur 180 ° per 45 mint ,e lem te ftohet ,nderkoh pergatisim panen e rrahim ne mixser me pas shtojm mjaltin dhe xhelatinen e shkrir .

Presim ne mes pandispanjen dhe e lyejme me qumesht, shtrojme panen dhe vem pjesen tjeter te lyer me qumesht ,e sperkasim me sheqer pluhur , e leme te pushoj per 2 ore ne frigorifer e presim ne cop katrore dhe eshte gati per servirje  Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen 

No comments:

Post a Comment