Monday, September 9, 2013

Speca te mbushur me Kus Kus (Receta nga King House Taverna)



Perberesit per 4 persona:
2 Speca
1 qese me kus kus
1 gote leng Mishi
100 gr Mocarella
40 gr Ullinj te zinj
5 kokrra Pomodorini
Hudher, Borzilok, Kripe, Piper.
Pregatitja:
Fillimisht pastrojme specat i heqim farat dhe pastaj I presim ne mes per se gjati qe ti ndajme ne dy pjese.Ne nje ene hedhim kus kus dhe nje gote leng mishi te ngrohte dhe e perziejme deri sa kus kusi te bie plotesisht poshte enes me leng mishi.Vendosim kus kusin ne nje ene tjeter se bashku me ullinjte e zinj, pomodorinin e ndare ne mes, mocarelen e copetuar,hudheren e grire, borzilokun, kripen dhe piperin dhe I perziejme te gjitha bashke.Tani marrim specat dhe I mbushim me perzierjen qe sapo beme.Vendosi specat e mbushur ne nje tave pjekje duke i hedhur pak vaj ulliri mbi dhe nen specat e mbushur.E vendosim taven ne furre per ta pjekur ne temperature 180 °C per 30 minuta dhe kur specat te jene gjysme te pjekur hedhim ne tave nje gote me uje.Pas 30 minutave specat e mbushur me kus kus do te jene pjekur dhe ju mund ti sherbeni ato. Ju befte mire 

Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment