Wednesday, September 11, 2013

Kungulleshka te mbushura me perime: (Receta e derguar nga Sajmira)



Perbersit:
8-10 kungulleshka te fresketa.
1 filxhan caji oriz "Karolina".
1 filzhan caji kerpudha te prera ne pjese te vogla.
2 qepe ,te grira vogel.
2 qepe te fresketa .
1 karote te grire holle me rende.
2 luge supe koper te grire .
2 luge supe nenxhik te grire.
2 luge majdanos te grire .
(kur them dy luge jo te mbushura deri ne maje ,rafsh me lugen)
1 limon (lekuren dhe lengun e tij)
1 filxhan vaj .
uje te nxehte .
Kripe - Piper.
Procedura:
Presim nga bishti kungulleshat , heqim me kujdes brendesine e tij ... nuk e flakim e mbajme.

Ne tenxhere skuqim qepet .kerpudhat , karroten, brendesine qe hoqem nga kungulleshat ,sapo te zbuten pak shtojme dhe orizin te skuqen bashke per pak .... me pas shtojme lekuren e limonit ..... nje filxhan caji uje te nxehte ,kripe ,piper te zi dhe erzat .
Sapo te pije ujin qe shtuam i heqim nga zjari e leme te ftohet mbushja .

Marim kungulleshat i mbushim me nje luge te vogel .... sa te mare brenda .... i renditim ne tenxhere afer me njera tjetren ....shtojme lengun e limonit ,uje dy gishte siper kungulleshave ....pak vaj ,krip ,piper.
Vendosni nje pjate siper qe mos dalin kungulleshat siper ujit ,zjejini ne zajr te avashet ... per 45-50 minuta jane gati . Shoqerojini me kos.
Ju befshin mire 

E falenderoj Sajmiren :)

No comments:

Post a Comment