Saturday, September 14, 2013

"Roksanakia" (Receta e derguar nga Sajmira )



Per 50 cope na duhen:
1 gote uji me vaj lule dielli
1 gote qumesht i vaket
1 Pako e vogel me maja te thate .(9 gr)
3 veze
6 filxhane caji miell te zakonshem
3 luge supe kakao
1 luge supe kanelle
2 luge te vogela me baking powder


Per sherbetin:
6 gota uje
5 gota sheqer
Procedura .
Ne nje ene plastike "Kuzhine" vendosim majane, bashke me qumeshtin, vajin, baking powder...i trazaojme , me pas shtojme dhe vezet duke shtuar duke trazuar. Shtojme 3-4 gota mjell e trazojme mire e mire ( do behet nje brume qe do ngjitet ne duart) 2/3 e brumit i heqim menjane,pakicen e brumit qe mbajtem shtojini kakaon ,dhe kanellen ... punojeni dri sa mos te ngjitet ne duart (nese ngjitet shtoni pak mjell akoma).

Ne 2/3 qe mbajtem "domethene " ne shumicen e brumit shtojme mjellin tjeter... e punojme mire deri sa mos te na ngjitet ne duart. Brumin e bardhe e ndajme ne 6 Kulece.(ne forme te rumbullaket)
Brumin e zi gjithashtu ne 6 kulece.(ne forme te rumbullaket). Brumin e bardhe e hapim me dore drejtkendor.... Brumin e zi e bejme si bastun ne te njejten gjatesi, e mbeshtjellim e bejme rolo.... ne te njejten menyre te gjithe Kulecet. Presim rolote ne trashesi 1,5 cm me 2 cm....i shtypim me dore dhe i vendosim ne radhe ne nje tepsi te lyer me vaj, i leme 15 minuta ne tepsi te shplodhen. Pjekja ne 180 gr C 20-25 minuta ne ajer.

Sherbeti... vendosni sheqerin dhe ujin ne tenxhere ,qe ne oren qe sherbeti filloji zjerjen do 5 minuta .
Hedhim sherbetin siper embelsirave ,dhe jane gati mbasi te kene pire sherbetin.
Ju befshin mire 

E falenderoj Sajmiren  

No comments:

Post a Comment