Thursday, October 3, 2013

BRUSKETA ME SARDELE (Receta nga Daniela Pepa):



Nevojiten:
- Feta buke te medhaja, por mund te perdoren edhe feta buke te vogla
- Dy domate
- Ulinj
- Kerpudha nen vaj
- 3 sardele nen vaj (jo peshk konserve)
- Rigon.

Deshironi nje vakt praktik dhe i shijshem?
Ju sugjerojme te provoni keto Brusketa.

Veproni keshtu:

Lani domatet dhe i hiqni farat dhe ujin qe kane brenda.

Me pas i prisni ne copa te vogla. Prisni ne copa te vogla edhe ullinjte, sardelet, kerpudhat dhe i vendosni ne nje ene.

Tek ena shtoni rigon, pak kripe dhe vaj ulliri. I perzjeni mire dhe mos i prekni per 10 minuta (ne kete menyre marin shije me te mire). Merni fetat e bukes, i lyeni me pak vaj ulliri dhe rigon. I fusni ne furre te nxehur, 100° per 5-7 minuta (deri sa te behen pak krokant). I nxirrni nga furri dhe siper i vendosni perberesit qe pergatitet me pare.

E falenderoj Danielen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment