Monday, October 28, 2013
Tave ala Vlonjatce. (Receta e derguar nga Marina)
Si fillim sqaroj se ky lloj gatimi mund te jete tradite e Shqiperise se mesme kjo nuk na heq te drejten ne jugoreve te krijojme nje tave sipas shijes e midese tone
Perberesit
1 kg te perbrendeshme (une perdora qengji) ,
2 speca te kuqe (jo djegese),
1 qepe e prere holle,
2-3 thelpinj hudhra,
1 gote djathe te bardhe dhie ose 1 gote gjize,
1 gote vere te bardhe,
1 konserve leng domate,
1 grusht ullinj jeshil te mbushur me spec gogozhare,
piper dhe pak spec djeges pluhur.
Pergatitja:
Skuqim pak qepen hudhren dhe specen shtojme purene e domates veren kripen piperin specin djeges dhe e leme te zieje disa minuta. Presim te perbrendeshmet ne copa te vogla, i lajme mire i kullojme dhe i kalojme ne nje tigan sic jane pa vaj per 3-4 minuta te iki uji i tepert dhe i shtojme ne salcen qe e kemi vendosur ne nje tave mundesisht balte, une perdora cast iron. E veme ne furre, 160 grade per rreth 20 minuta . Shtojme dhjathin e thermuar ose gjizen dhe ullinjte pa fare e te prere ne feta te holla. Ju befte mire
E falenderoj Marinen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment