Perberesit:
2-4 fileto,
200gr kerpurdha,
200ml qumesht pana,
1-qepe,
2-feta buke te thekta(ose ndryshe friganja),
2-veze.
Pergatitja:
Marim buket i fusim ne blender dhe i bejme tip mielli,i hedhim ne pjate,ne nje pjate tjeter rrahim lehte vezet.
Marim mishin e kriposim,e lyejme nga te dyja anet me miellin qe kemi bere nga buka e thekur,me pas e lyjme me vezen nga te dyja anet,e kalojme prap ne miell dhe me pas e skuqim.
Te njejten gje bejme dhe me copat e tjera(kjo gje behet qe mishi te dale sa me i bute dhe me i shijshem).
Pasi i kemi skuqur,i vejme me njane.Marim nje tigan e lyejme me pak vaj dhe hedhim qepen e grire shum imet dhe kerpurdhat(konserve ose te fresketa).
I leme te skuqen mire me pas shtojme qumshtin pana i lejme per pak minuta. Veme mishin ne pjate i shtojme dhe kremin nga lart.
Ju befte mire
E falenderoj Ervinen Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment