Tuesday, October 1, 2013

Qofte rosto e mbushur me proshut ,bizele dhe djath emental ,(djath toste ) (Silvana Belishaku)


Perberesit:
400 gr mish te grire ,
100 gr proshute,
100 gr djath ,
100 gr bizele te zjera ,
1 qepe ,
2 veze ,
djathe te grire ,
4 thelpi hudhre,
2 feta buk te regjura ,
ereza, majdanos kripe,
4 patate te medhaja .

Pergatitja:
Bejme brumin per qofte ,dhe e leme te marinohet per dy ore ne frigorifer ,me pas ne nje qeske kuzhine e hapim qoften ne nje pet te madhe katrore ,shtojme fetat e proshutes, bizelet dhe djathin ,e mbledhim ne nje forem cilindri dhe e vem ne tav me leter kuzhine.

Me pas e lyejme me te verdhe veze siper i hedhim pak vaj ulliri dhe nje got vere te bardhe ose uje ,e fusim ne furre 220° per 1 ore.

Me pas patatet i qerojme, i presim ne katrore i hedhim ne nje tenxhere me uje dhe kripe, i leme te ziejne per 10 min, ja derdhim ujin me pas i hedhim ne tepsi hedhim rozmarine piper pak vaj ulliri i fusim ne furre per 25 min .

I servirim me qoften rosto..Shpresoj tju pelqeje  Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment