Tuesday, October 29, 2013
Jahni me plenc (Receta e derguar nga Marina)
Kjo eshte nga gjellet me tradicionale shqiptare .
Duhen:
2 kg plenc i paster i prere ne copa te vogla
4 qepe te thata,
10 thelpinj hudhre ,
1 kuti leng domate 250 gr,
1 gote vere ,
1-2 gjethe dafine,
2-3 luge uthull kripe piper pak spec djeges (sipas deshires)
Pergatitja:
Lajme mire copat e plendesit dhe ne ujin e fundit hedhim uthull dhe i leme per rreth 10 minuta. E shplajme mire dhe e veme ne tenxhere (me presion) te zieje per rreth 10 minuta. I kullojme copat e plendesit duke derdhur ujin i shpelajme dhe i veme prape ne tenxhere me uje te bollshem. Pas 10 minutash zierje derdhim prape ujin dhe veme uje te paster ne tenxhere , shtojme qepen dhe hudhren te grira holle ( po te duam mund ta skuqim pak qepen para se ta bashkojme me copat e plendesit por keshtu behet me e rende ) shtojme veren lengun e domates kripen piperin gjethet e dafines dhe pasi kemi shtuar uje te mjaftueshem mbyllim tenxheren dhe e leme te zieje per 4-5 ore te pakten ne zjarr mesatar. Kontrollojme here pas here dhe shtojme uje nese duhet dhe ne valen e fundit shtojme specin djeges dhe e mbyllim zjarrin . E leme te ftohet pak dhe nderkohe shtypim 5-6 thelpinj hudher te fresket e trazojme me 2-3 luge uthull vere dhe sipas deshires I shtohet gjelles para se te konsumohet. Ju befte mire
E falenderoj Marinen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment