Sunday, October 27, 2013

Krostate me recel manaferre (Receta nga Leonora Pane)


Perbersit: 
300g miell, 
125g gjalp, 
100g sheqer, 
2 veze, 
nje pako maja per embelsira dhe recel sipas deshires, 

Pergatitja:
Pasi te keni zene brumin dhe punuar mire, nje pjese te brumit hiqeni per ta vene siper recelit ne fund kurse pjesen tjeter hapeni ne nje pete te trashe, merni nje tepsi te ceket dhe i vini leter furre, pastaj vendosni peten e hapur, hidhni recelin mund ta beni me cfare receli preferoni, dhe hapeni ne te gjithe siperfaqen e petes, me pas merni pjesen tjeter te brumit dhe hapeni pastaj prejeni ne forma te ndryshme si tju pelqeje ose si ne foto, piqet ne furre ne 180° per 25min. Ju befte mire :) 

E falenderoj Leonoren :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :) 

No comments:

Post a Comment