Sunday, October 27, 2013

Qofte me kungulleshka (Receta e derguar nga Sajmira)


4 Kungulleshka
1 qepe e thate e grire me rende 
2 Veze 
250 Gr djathe i bardhe
Nenxhik
Koper
Majdanos 
Kripe -piper te zi 
7-8 Luge supe mjell qe fryhet vete (Farina) 

Pergatitja:
Grijme kungulleshkat me rende i vendosim ne kullorsen e makarona i kullojme per 10 minuta duke i shtypur me dore here pas here . Me pas i vendosim ne nje tas te madhe bashke me perbersit me larte i punojme te gjitha bashke mire e mire. Ne tigan te felle vendosim vajin ,sapo te skuqet me ndihmen e luges skuqim qoftet me kungulleshka. I skuqim nga te dyja anet. I shoqerojme me salce kosi (xhanxhiki) ose tarator. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment