Perberesit:
1 pako peta per lazanja ,
400 gr mish te grire ,
1 karrote ,
1 qepe te madhe ,
1 dege selino ,
100 gr gjalp ,
750 ml salce domate ,
1 djath pice ,
mozarella ,
200 gr djath kackavall te grire ,
Per bashiamelen:
600 ml qumesht ,
2 lug gjelle miell ,
20 gr gjalp ,
arre moskati
pak kripe
Pergatitja:
Grijme qepen, karroten, selinon ne copa te vogla. Ne nje ene te madhe hedhim gjalpin dhe i skuqim sa te marin ngjyre, me pas shtojme mishin dhe pak rigon, piper te zi, ne fund hedhim salcen, kripe dhe nje got uje, e leme te zieje per 1 ore me zjarr te ulet. Nderkohe pergatisim bashamelen ku ne tenxhere hedhim 20 gr gjalp, e shkrijme, hedhim 2 lug miell dhe i trazojme mire me tel mos te formoj kokrra, hedhim qumeshtin dhe pak kripe, arre moskati dhe vazhdojme perzierjen sa te trashet, kur salca te jete gati e heqim nga zjarri, veme uje ne tenxhere i hedhim kripe, pak vaj dhe bejme zierjen e petave, me pas vazhdojme ta shtrojme ne tepsi katrore, hedhim pak nga salca e pergatitur, e hapim me luge, veme nje shtrese petash, hedhim salce, hedhim bashiamel, mozarelle te prere ne katrore dhe djathe te grire dhe keshtu vazhdojme deri ne fund, e fusim tepsine ne furre te nxehur 220 ° per 25 minuta, e leme te ftohet dhe eshte gati per servirje. Ju befte mire E falenderoj Silvanen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment