Sunday, October 27, 2013

Musaka ne version light (Receta nga Marina):



Perberesit: 
1 kg patellxhane te prera ne feta shume te holla ,
1 kg patate gjithashtu te prera ne feta shume te holla ( jo me te trasha se 4-5 mm) 
1 kg kima vici (kerkojme nga kasapi te grije pjese mishi pa dhjame ) 
2 qepe te medha te grira holle 
2-3 thelpinj hudhre te pastruara nga zemra ( kur cajme ne mes thelpine e hudhres shikojme ne qender nje filiz te vogel , ate e heqim dhe nuk e perdorim asnjehere ) 
1 konserve pure domate , 
1 luge salce ( pelte) domate , 
1 gjethe dafine , 
1 tufe e vogel majdanoz ( rreth 1 filxhan caji) 
2-3 gjethe menderz te fresket , 
kripe piper koker pak (2-3 kokrra) 
bahar ( all spice , μπαχάρι, pepe garifanato, yenibahar)

Per kremen beshamel:
1 kg qumesht 

7 luge miell, 
1 luge gjalpe ose 2-3 luge vaj ulliri , 
1 veze ,
1/2 luge arre myshku (nutmeg ,μοσχοκάρυδο, noce moscata , noix de muscade) 
pak kripe 
100 gr djathe kackavall i bute ( graviere, parmezan)

Pergatitja:
Fillojme me pergatitjen e patellxhaneve dhe patateve. Pasi I lajme dhe I pastrojme nga bishtat (patellxhanet) dhe lekuret (patatet), i presim ne feta shume te holla .

Fetat e patellxhaneve i veme per 15 minuta ne uje me kripe tu iki hidhesia nderkohe fetat e patateve i veme ne nje tepsi te ceket i sperkasim me vaj ulliri dhe I veme ne furre te zbuten pak .

Ne kete menyre evitojme skuqjen dhe pasojat e saj te demshme per shendetin. Ne te njejten menyre veprojme dhe me patellxhanet pasi i heqim nga uji me kripe dhe i shpelajme I shtrojme ne tepsi i sperkasim me vaj ulliri dhe i veme ne furre te ngrohur ne 160 grade te piqen per rreth 20 minuta.

Per te pergatitur kimane ne nje tenxhere te thelle vendosim kimane per ta skuqur ( mire eshte te mos shtojme fare vaj se mishi ka yndyre vet qe gjate skuqjes do dali ne tenxhere por nese deshironi shtoni 2-3 luge vaj) pasi mishi eshte thare nga lengjet shtojme qepen e hudhren dhe i kaverdisim per pak minuta , shtojme lugen e peltese , purene e domates , majdanozin, dhiozmen ( menderz, mente) kripen piperin 1 maje luge sheqer dhe baharin , shtojme 2 gota uje dhe e leme te zieje ne zjarr mesatar derisa te lidhet e te jete gati. (rreth 30 minuta).

Pasi kemi gati patellxhanet dhe patatet dhe kimane marrim nje tepsi te thelle hedhim pak kima ne fund te tepsise fillojme shtrojme nje shtrese patate e siper nje shtrese patellxhane hedhim nje shtrese kima ( ne kete faze sipas deshires mbi kima mund te hedhim pak djathe te bardhe feta te thermuar) shtrojme prape patate siper patellxhane kimane e mbetur djathe dhe sic eshte.

E fusim ne furre per 20 minuta 160 grade . Pas 20 minutash e nxjerrim nga furra dhe hedhim siper kremen beshamel qe e kemi marre te gatshme ose e pergatisim vete ne kete menyre : ne nje tenxhere hedhim 1 luge gjalpe ( mund te zevendesohet me 2-3 luge vaj ulliri) shtojme miellin te cilin e skuqim pak sa te zverdhet por jo te digjet , shtojme qumeshtin te vaket dhe perziejme qe te behet nje mase pa kokriza ( nese krijon kokriza hidheni masen ne nje blender e dhe do vije ne formen e duhur .

Ne valen e fundit para se te pikset shtojme 1 veze te rrahur , pak arre myshku kripe piper dhe eshte gati .

Pasi kemi hedhur kremin beshamel mbi tepsi shtojme siper djathin e thermuar kackavall dhe e fusim ne furre per 20 minuta te tjere dhe eshte gati .

E leme te ftohet pak, e presim ne racione dhe e servirim .Shoqerohet me sallate horiatiki , ose sallate jeshile.

E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment