Wednesday, October 2, 2013

- MISH FSHATI me patate furre ose oriz (pilaf) - (Recete nga Greta Zani / Restorant "Oda Shqiptare", Shkup)



Perberesit per 5 - 6 persona:
- Mish vici 500 gr.
- Suxhuk (pikant ose jo) 500 gr.
- Qebab (qofte te gjata) 500 gr.
- 5 kokrra qepe mesatare
- vegete (ereza te perziera me kripe)
- majdanoz
- rigon
- piper i kuq
- piper i zi
- salce domatesh (mundesisht leng)
- 2 gjethe dafine
- 2 thelbinj huder sipas deshires kjo
- 2 qese kepurdha te vogla

- PREGATITJA -
- Marrim mishin e vicit dhe e vendosim te zieje ne nje tenxhere. Nderkohe marrim suxhukun i heqim lekuren dhe e presim ne copa,me pas marrim qebabet dhe i ndajme ne copa te vogla duke i bere toptha.Marrim nje tigan i hedhim vaj dhe skuqim suxhukun dhe me pas qebabet e bere toptha dhe i vendosim ne nje ene.Skuqim dhe kepurdhat dhe i veme ne nje tas. 


Nderkohe marrim qepet i qerojme dhe i presim holle me thike jo me rende. Pasi mishi ka zier ( nje zierje sa per ti marre lengun se ne fund perseri do ziejne te gjitha bashke),e presim dhe mishin ne katrore. marrim nje tenxhere hedhim vajin qe skuqem suxhukun dhe qebabet dhe hedhim mishin te skuqet pak, me pas hedhim qepen dhe e kaurdisim sa te zbutet qepa jo te skuqet.Me pas hedhim suxhukun dhe qebabet e skuqura dhe kepurdhat ne tenxhere dhe i kaurdisim te gjitha bashke,dhe 2 thelbinj huder (kjo sipas deshires),me pas hedhim salcin e domateve e perziejme,dhe e i hedhim lengun e mishit te zier me pare derisa te mbulohen te gjitha.

Hedhim vegeten (pak apo shum kjo mvaret nga shija e njerezve),majdanozin,rigonin,piperin e kuq dhe te zi dhe gjethe dafine i perziejme dhe e leme te zieje ne zjarr te forte sa te marri vale me pas e ulim temperaturen dhe e leme te zieje avash (ketu duhet patur kujdes qe te mos ngjisi prandaj e leme te zieje avash dhe shija eshte me e mire).kur lengu fillon te trashet dhe te dali pak yndyra siper e marrim dhe e hedhim ne nje tave dheu te madhe ose ne tava te vogla (sipas deshires) dhe e fusim ne furre derisa ti thahet lengu qe ka mbetur dhe te mbetet vetem yndyra,dhe eshte gati per tu servirur. Shoqerohet me patate furre ose oriz (pilaf).

- JU BEFTE MIRE -

-Recete nga Res. ODA SHQIPTARE - Shkup

E falenderoj Greten  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment