Wednesday, October 2, 2013

Musaka. (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Perberesit per nje tepsi mesatare:
5-patate,
5-kunguj,
10,palltixhana.

Per gjellen:
200gr mish te grire,
2-qepe,
1-karrote,
3-domate,
piper,
nenexhik.

Pergatitja:
Pastrojme patatet dhe i vejme te ziejne sic jane pa i pre,i zijme rreth 10 min.Heqim patatet dhe vejme kungujt te ziejne .Me pas presim palltixhanat ne feta i lyejme me kripe dhe i skuqim.Presim patatet ne feta dhe shtrojme nje shtrese poshte,me pas nje shtres me palltixhan,tjetren me kunguj dhe e fundit me palltixhana.Nga lart hedhim gjellen qe kemi pergatitur duke skuqur qepet gjer sa te zbuten,shtojme mishin dhe karrotat dhe i skuqim per 5 min.Hedhim domatet e grira ,nje filxhan uje dhe i lejme gjer sa te trashet.

Per besamelen duhen:
1-filxh caj miell,
4 luge gjalp,
3-filxh qumesht,
2 veze,piper,dhe pak djath te grire.

Pergatitja:
Ne tenxhere shkrijme gjalpin,hedhim miellin dhe e perziejme vazhdimish gjer sa te marri ngjyre te verdhe.Hedhim qumshtin pak nga pak duke vazhduar me nje dore ta perziejme.E lejme gjer sa te trashet,e heqim e lejme te ftohet pak ,shtojme piperin,djathin e grire dhe vezet nje nga nje duke e perzier shume shpejt. E hedhim siper musakas ,e pjekim ne 200 gr rreth 35-40 min.Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment