Perbersit:
1 Kg mish vici.
350 gr makaronka elbka."Elb"
2 filxhane caji domate te grira.
1/2 filxhan caji vaj.
1 qepe.
Kripe, piper.
Gjize ose djathe per te hedhur na siper.
Pergatitja:
Parangrohim furen ne 180 gr C.....
Marim tenxhere skuqim qepen deri sa te zbutet shtojme mishin e prere ne racione. Skuqim mishin mire ne te gjitha anet.
Shtrojme mishin ne tave, perzjejme salcen e domates me 1 e 1/2 filxhan uje dhe e hedhim anembane mishit qe shtruam ne tave.
E leme reth dy ore ne fure. Shtojme mbas dy oreve elbkat, i perzjejme me nje luge druri qe te perzihen makaronkat me lengun.
Shtojme vaj dhe kripe dhe piper. Shikoni makaronen nese nuk eshte e mbuluar me lengun e taves shtoni uje deri sa te mbulohen makaronkat. E leme akoma 25-30 minuta ne fure dhe e sherbejme ne pjata me pak gjize te thermuar. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment