Monday, October 14, 2013

Tave me pule oriz dhe kos (Receta e derguar nga Sajmira)



Perbersit per 6 racione.
1 Pule.
5 Qepe te thata te prera holle.
2 e 1/2 filxhan caji oriz (karolina).
2 Filxhane djathe te bardhe te thermuar.
2 Filxhane caji kos i trashe.
3 kokra veze.
1/2 filxhan gjalpe i shkrire.
Kripe-piper.

Pergatitja:
Zjejme pulen pa e prere ne tre litra uje, bashke me qepet, kripen , piperin, i ziejme per 45 minuta. Heqim pulen nga zjari me kujdes mos na coptohet, e vendosim pulen dhe qepet ne nje tave te thelle
Mbajme lengun, na duhen 6 gota. Me djathe mbushim barkun e pules, hedhim dhe orizin ne tave anembane pules, shtojme na siper djathin e mbetur, gjalpin, 6 gotat e lengut dhe e vendosim ne fure ne 180 grC per 30 minuta.

Ne nje tas rahim vezet me kosin, kripe, pier. Ja hedhim nga siper dhe e leme akoma 10 minuta ne fure. Tava eshte gati. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment