Thursday, October 17, 2013

Osso bucco ala Milanese. (Receta nga: Marina)



Perberesit: 
4 copa mish vici osso bucco ( feta mishi nga kofsha me gjithe kocken dhe palcen e prere rreth 2-3 cm e trashe ) 2-3 fije seleri (selino) te prera ne copa shume te vogla, 
1 qepe mesatare e grire , 
1 karrote e prere ne kubike te vegjel,
1 gjethe dafine,
5-6 kokrra piperi te zi 
1 gote vere Marsala ( ne mungese mund te perdorni cdo lloj vere tjeter te embel si moschato , mayrodafni patron , comanderia St. John etj ), 
2 luge gjalpe ( qe mund te zevendesohen dhe me vaj ulliri, 
1 kuti leng domate, 
1 luge salce domate te koncentruar, 
2-3 gota leng pule ose leng mish vici .

Pergatitja:
Lyejme me miell fetat e mishit nga te dyja anet ne nje tigan ku kemi hedhur gjalpin. Pasi te skuqen nga te dyja anet heqim fetat e mishit nga tigani dhe shtojme ne lyren e mbetur qepen seleri e karroten. I leme rreth 1 minute te skuqen e me pas shtojme prape fetat e mishit. Hedhim veren e embel, lengun e mishit, dafinen, piperin pak kripe dhe vendosim kapakun dhe e leme te zieje ne zjarr te ngadalte per 3-4 ore .

Nese eshte e nevojshme shtojme uje. Kur mishi te jete zbutur shtojme lengun e domates dhe ziejme per 15 minuta dhe eshte gati. E servirim me pilaf, rizoto ose pure dhe persiper i hedhim majdanoz te prere holle.

Per nje pilaf te thjeshte 2 filzhane oriz , 4 filtzane leng mishi , 1 luge gjalpe , pak kripe piper . Ne nje tenxhere shkrijme gjalpin. Hedhim orizin ne nje kullese dhe e lajme me uje te bollshem. ( ky eshte nje nga sekretet e nje pilafi te shkrifet ) pas larjes kullojme ujin e tepert dhe e hedhim orizin ne tenxheren ku kemi shkrire gjalpin.

E skuqim pak dhe shtojme lengun e mishit , kripen e piperin. Vendosim kapakun ne tenxhere ulim zjarrin ne 3-4 dhe nuk vendosim me lugen ne tenxhere e nuk trazojme derisa te jete gati pilafi .

E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment