Saturday, October 5, 2013

Patate ne fure me sallam fshati (Receta e derguar nga Sajmira)


Perberesit. 1 kg e 500 gr patate (te prera ne rrathe) 2 speca nje te kuq e nje jeshil 1 thelp hudher 200 gr salce domatesh 1 qepe te thate Rigon , Kripe ,Piper te zi 
400 gr sallam
Pergatitja:
Pastrojme patatet, i presim ne rrathe. Marim nje tenxhere te thelle, shtojme 3 luge vaj ,skuqim qepen pak ...shtojm e salcen ....shtojme dhe patatet i trazojme bashke per 5 minuta.
Shtojme kripen hudhrat dhe erzat, me pas i vendosim ne tepsi, presim specat ne rrathe,i renditim siper patateve .
Shtoni 3 filxhane uje , futeni ne furre ne 200 gr C sapo te zbuten pak pergatitim prerjen e sallamit.
Presim sallamin ne 6 pjese te barabarta ... nga anet qe preme bejme nje preje te thelle ne forme "kryqi" Gjate pjekjes do hapet do behet si Lule.
E shtojme dhe sallamin mbi patatet ...dhe e leme reth 20 -25 minuta eshte gati :) Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment