Perberesit jane:
500 gr mish i grire ,
tre patlixhana ,
dy mozarela (sipas deshires)
nje shishe me salce domatesh 700 ml,
200 gr djathe i grire ,
vaj ulliri,
gjysem qepe,
nje karrote ,
selino ,
nje thelb hudher,
kripe dhe piper.
Pergatitja:
Grijme qepen, karroten dhe selinon shume imet dhe i skuqim me pak vaj ulliri. I hedhim hudhren dhe mishin. Kur te jene skuqur i hedhim salcen dhe kripen dhe piperin. I leme te zihet gjella (salca e pergatitur) per 1 ore duke kontollar qe mos te na thahet i hedhim here pas here pak uje.
Nder kohe pregatisim patlixhanat.
Jane dy menyra te pregatitjes se patlixhanave:
1-skuqja
2- pjekja .
Une i pres ne rriska dhe i pjek ne tigan (gril) pa vaj .Kur patlixhanat dhe gjella (salca e pergatitur) eshte gati i vendos ne nje tepsi nje rresht me patlixhana i hedh gjellen siper dhe nje dore me djathe te grire. Me rradhe keshtu deri sa te mbarojne . Ne shtresen e fundit vendos edhe mocarelen e prere me rriska dhe siper djathe te grire. E fusim ne furre me 200 grade per 30 minuta. Ju befte mire
E falenderoj Almen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment