Monday, October 28, 2013
Pule me leng rosnicash (Receta nga Silvana Belishaku)
Perberesit:
mish pule (varet sa persona jeni),
1 kokerr veze ,
1 luge kos ,
350 gr miell ,
300 gr domate te grira ,
piper, rigon ,
1 kub supe ,
100 gr gjalp.
Pergatitja:
Marim pulen e presim ne copa, e lajme dhe e ziejme ne tenxhere me presion per 15 min, i hedhim krip pak vaj ulliri 2 gota uje, ereza, nderkohe ne tigan shkrijme gjalpin, ne nje tas hedhim miellin, vezen dhe 1 luge kos, me dore e perziejme mire ku formojm therime te vogla, i hedhim ne tigan ku kemi shkrire gjalpin, i skuqim deri sa te marin ngjyre te arte, me pas shtojme domatet e grira dhe te bluara ne mikser ose mund t'i hedhim salce 150 gr (sipas deshires) i perziejme akoma dhe ne tenxheren ku zieme mishin hedhim uje, gati 1 lt e gjys, hedhim kub supe, e leme te zieje dhe me pas hedhim masen e pergatitur, e regullojme me kripe dhe e leme te zieje per 35 mint ne zjar te ulur, pa e vulosur tenxheren, sipas deshires ne pjate i hedhim spec dieges dhe limon. Ju befte mire
E falenderoj Silvanen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment