Bakllava e Pjekur:
Bakllava e sherbetosur:
Perbersit:
1 kg miell,
7 kokrra veze, (4 vetem te verdhat dhe 3 te plota )
1 gote vaj ulliri ,
1 gote qumesht ,
pak krip,
500 gr niseshte,
500 gr gjalp,
800 gr arra te qeruara,
lekure portokalli,
kanelle
Per sherbetin:
2 kg sheqer,
1,5 lt uje,
lekur portokalli ,limoni ,karajfil per arome dhe 2 lug leng limoni.
Pergatitja:
Hedhim miellin ne tepsi ne mes krijojm hapsire, ne nje ene rahim vezet me vajin, qumeshtin dhe nje therime kripe, e hedhim masen ne miell dhe formojm brumin duke e punuar mire, me pas e mbulojme me nje (nape) cope kuzhine dhe e lem te pakten 2 ore, ose me teper.
E ndajm brumin ne 4 pjese dhe ne çdo pjes formojme 30 topa te vegjel, i hapim me niseshte nga 10 dhe formojm nje pete te vetme, peten e shtrojm ne tepsi , i hedhim pak gjalp siper dhe keshtu vazhdojm ne 30 pete, hedhim arrat e shtypura, i hedhim pak kanell dhe lekur limoni te grire me rende ,keshtu vazhdojm me pjesen ne vazhdim ,kur i kemi mbaruar petet e presim bakllavan sipas deshires, i hedhim gjalpin e mbetur dhe e fusim te piqet ne furre te ngrohur 220 ° per 40 min.
Me pas siper i veme leter kuzhine ose gazet dhe vazhdojme pjekjen per 2 ore te tjera, e lem te ftohet dhe nderkohe bejme sherbetin me 2 kg sheqer dhe 1 ,5 liter uje, lekuren e portokallit, limonit karajfil, e lem 10 min nga momenti qe fillon zjerjen. Ne fund hedhim 2 lug gjelle leng limoni, e leme te ftohet pak dhe ja hedhim bakllavase. Ju befte mire :)
E falenderoj Silvanen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshtei/e mirepritur :)
No comments:
Post a Comment