Sunday, October 27, 2013
Sallate me peshk salmon: (Receta e derguar nga: Marina)
(R.I.P per shefin Frikso qe krijoi kete recete te vecante)
Perberesit:
1 peshk salmon I plote rreth 2-3 kg ,
kripe piper koker majdanoz
karrota
vere e bardhe
gjethe dafine
leng mishi
qepe te thata k
oper
3-4 kokrra bahar .
Pergatitja:
Pasi presim me kujdes koken dhe bishtin pa I demtuar , vendosim peshkun salmon ( te pastruar nga luspat e te perbrendeshmet ne nje tepsi qe e nxe te plote .
Shtojme te gjithe perberesit e mesiperm dhe e mbulojme me nje leter alumini .
E vendosim ne furrin e sobes ne 110 grade per gjithe naten 7-8 ore.
Ne ne tepsi tjeter vendosim koken dhe bishtin dhe I pjekim me pak leng qe te mos shperbehen per rreth 10-15 minuta ne temp 160 grade.
Pasi peshku eshte gati e heqim nga furri dhe e leme te ftohet .
Nderkohe per ta servirur do kemi nevoje per 5-6 kastraveca te prere ne feta shume shume te holla,(1-2mm) gjethe sallate jeshile, 7-8 limona te prera ne feta , gjethe lakre te kuqe ose gjethe radicio, gjethe cikore , tufa borziloku , menderz e cfare tjeter mund tu rekomandoje fantazia juaj ..
Per pergatitjen e sallates duhen 1-2 gota mayoneze light (mire eshte ta bejme vete te fresket me vaj ulliri),2 tufa majdanoz I grire shume holle dhe mishi I peshkut te cilin pasi eshte ftohur e pastrojme me kujdes nga halat .
Perziejme mishin e peshkut me majdanozin dhe majonezen.
E rregullojme me kripe e piper dhe e shtrojme ne nje piatance te madhe ovale duke I dhene formen e trupit te peshkut dhe duke vene koken dhe bishtin ne vendin perkates.
Krijojme luspat me fetat e holla te sallatorit dhe mbarojme dekorin duke vene anash gjethe lakre , sallate radicio feta limoni , tufa borziloku etj .
E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment