Sunday, October 27, 2013

Supe me qofte (jiouvarlakia) (Receta e derguar nga Marina)

 
Perberesit per 4-5 vete: 
1kg mish vici i grire , 
1 qepe e madhe e grire holle ne rende, 
1 tufe majdanoz i grire shume holle, 
1 karrote e grire holle, 
1 fije seleri e grire holle , 
2 filxhan kafeje oriz , 
kripe dhe piper 
1 veze, 
1 luge kafeje niseshte. 

Pergatitja:
Hedhim uje ne nje tenxhere te thelle (mundesisht tenxhere me presion) dhe e veme te zieje . Sa te marri vale uji pergatisim qoftet . Ne nje ene veme mishin e grire, qepen, majdanozin, karroten, orizin kripen e piperin dhe pasi e ngjeshim pak dhe perzihen mire perberesit krijojme toptha te vegjel te cilet i hedhim ne ujin qe valon. Pasi mbarojme me hedhjen e qofteve ne uje shtojme dhe fijen e selerit ne uje dhe e leme te zieje per gati nje ore ne zjarr mesatar . Sasia e ujit qe perdoret eshte ne deshiren e secilit dhe sa te lengshme e do kete piate . Pasi ka zier mishi marrim nje filzhan leng nga supa dhe e leme te ftohet pak . Ne nje blender(mixer) hedhim vezen, lengun e limonit dhe niseshtene . I perziejme dhe shtojme filzhanin me lengun e ftohur te supes, perziejme prape dhe e hedhim gjithe masen ne tenxheren me qoftet e ziera kur ti kemi ne valen e fundit . Mbyllim zjarrin . Tundim pak tenxheren majtas djathtas me levizje ciklike qe te veje miksi veze-limon kudo (nuk trazojme me luge ) dhe pas 1-2 minutash e servirim te ngrohte. Ju befte mire :)

E falenderoj Marinen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment