Per suxhuket na duhen:
4 feta buke pa kore vetem tulin brenda.
4-5 luge supe me vere te kuqe.
1 e 1/2 qepe e grire me rende.
800 gr mish i grire vici.
5 luge vaj
4 luge majdanos+nenxhik.
1 lucke kafeje baking powder.
Rigon-Kripe.
Miell per lyerjen
Vaj lule djelli per skuqjen.
Per salcen:
2 luge vaj.
1 qepe e vogel e grire holle.
1 gote me vere te kuqe.
300-400 gr salce domatesh.
Kripe, piper, rigon.
Pergatitja:
Vendosim buken ne uje per pak sa te zbutet, e nxjerim e shtrydhim mire me duar deri sa te ikin te gjitha ujrat. Perzjejme te gjithe perbersit e suxhukve i perzjejme mire e mire . I leme reth 2 ore ne frigorifer , te marin aromen e njera tjetres. Marim masen nga frigoriferi dhe ju japim formen qe duam .Psh: te rumbullakta.
I lyejme me mjell dhe i skuqim ne tigan me vaj ne te gjitha anet.
Pergatitim salcen:
Tiganisim qepen, e shuajme me vere, e leme te zieje per 5 minuta.
Shtojme salcen dhe perbersit e tjere te salces dhe i leme te ziejne 5 minuta. Shtojme dhe suxhuket ne salce te ziejne 5 minuta, me pas i sherbejme me pilaf si ne foto . Ju befte mire
No comments:
Post a Comment