Thursday, October 10, 2013

Tiramisu me Rum: (Receta e derguar nga: Marina)



Perberesit: 
400 gr mascarpone , 
2 veze te fresketa , 
1 pakete me rreth 30 cope biskota savoiardi( lady's fingers) 
5-6 luge rum ( mund te zevendesohet me Marsala wine ) 
1-2 filxhan espresso te gatshem ose 1 luge neskafe e tretur ne gjysme gote uje 
8 -10 luge sheqer. 

Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve dhe i rrahim me mixer derisa te behen marenge. Shtojme 4 luge sheqer e vazhdojme rrahjen per 2-3 minuta akoma.

Rrahim me pas te verdhat me 2 luge sheqer derisa te behet nje mase homogjene , shtojme djathin mascarpone tek te verdhat e rrahura dhe trazojme me kujdes , pak nga pak shtojme dhe marengen dhe e trazojme ngadale derisa te krijohet nje mase kremoze.

Ne nje piate te thelle hedhim kafen rumin dhe sheqerin e mbetur.

Me levizje te shpejta zhysim te lengu I kafese dhe rumit biskotat e posacme dhe i rreshtojme ne nje piatele te ceket.

Shperndajme siper gjysmen e kremit .

Shtrojme mbi krem nje shtrese tjeter biskotash te zhytura me pare ne kafe .

Hedhim siper kremin e mbetur , e shtrojme mire me nje shpatull dhe persiper i hedhim kakao .

Embelsire express . Per 10 minuta eshte gati .

E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Receta e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment