Saturday, October 12, 2013

Torte me biskote, kos dhe cokollate (Receta e derguar nga Sajmira)


Perbersit per karamelin e biskotave: 250 gr biskota katrore 50 gr sheqer i verdhe 60 gr miell 170 gr gjalpe lope
Perbersit per kremin: 300 gr kos i trashe 350 gr cokollate e bardhe 400 gr krem qumeshti
100 gr cokollate te zeze te grire (per ta hedhur siper si zbukurim) 1 flete xhelatini 1 pako me biskota katrore (per te rrethuar torten nga poshte dhe ne anesore)
Vendosim te gjithe perbersit e pare ne mikser , i shtypim deri sa te behen behen trup. E vendosim ne tave dhe e pjekim ne te parangrohur ne 170 gr C per 15 minuta.
Mbas pjekjes e leme menjane qe te ftohet.
Pergatitja e kremit: Shkrijme cokollaten,e trazojme qe te sigurohemi qe u shkri plotesisht. Shtojme kosin duke e trazuar ,shtojme xhelatinin (qe e kemi zbutur me pare me uje dhe e kemi shkrire ne zjar te avashet me gjysem filxhan kafeje uje)
Shtojme dhe kremin e qumeshtit..qe e kemi rrahur ne mikser per 7-10 minuta. I trazojme mire te gjitha bashke .
Ne nje forme torte katrore shtrojme nje shtrese me biskota ,hedhim kremin, i hedhim persiper cokollaten e zeze dhe e leme te qendroje per 2 ore ne frigorifer.
Hapim formen, ne anesore ngjitim si ne foto rreth e rrotull me biskota, e mbushim nga siper me kremin karamel biskote qe pergatitem te parin, dhe e kemi gati.
Nese nuk keni forme per torte mund te perdorni nje tepsi :) Ju befte mire :)
E falenderoj Sajmiren :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment