Per 4-5 persona duhen:
1 kg mish vici, qengji, pule
2 kg bamje
3 qep mesatare
majdanoz
kripe dhe piper
2 domate per feta
3 domate per salcen ose 2 luge salce gatimi
Bamjet qërohen duke u prerë bishtin në formë konike, në mënyrë që të mos hapen vrimat dhe të mos lëshojnë lëng gjatë zierjes. Bamjet lahen, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për 20 minuta në mënyrë që të zbutet pushi dhe të mos shkatërrohen gjatë përpunimit të nxehtë.
Pastaj shpëlahen dhe kalohen në tigan me yndyrë të nxehtë duke i hedhur pjesë-pjesë derisa të vyshken. Pastaj rreshtohen në tenxhere të mbuluar me feta domatesh.
Mishin e vicit e ziejme mir ne nje tenxhere me vete dhe e skuqim po aty. Në yndyrën e mbetur nga kaurdisja e bamjeve përgatitet salca. Kaurdisen qepët e grira hollë, shtohet salcë domatesh ose domate të qëruara e të prera në copa të vogla dhe pasi të jenë kaurdisur të gjitha së bashku, hidhet ujë, kripë, piper e majdanoz.
Sa të marrë valë u hidhet sipër bamjeve, të cilat mbulohen me feta domate e mbi to një pjatë e përmbysur. Pasi vendoset kapaku, lihen të ziejnë derisa të bëhen gati (rreth 20-25 minuta). Ju befte mire :)
E falenderoj Erjonen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)
No comments:
Post a Comment