Duhen:
500gr qepe te njoma
200 gr gjize
100 gr djathe parmigian
3 kokrra vez
400 gr kose
gjalp ose vaj
kripe
vaj per sperkatjen e peteve
Pergatisim brumin si zakonisht, uje , miell dhe kripe.
Ne nje tase grijme qepen shtojme kripen dhe i shtypim qepet deri sa te zbuten.
Me pas shtojme kosin,vezet,djathin,gjizen gjalpin e shkrir dhe kripen.
Hapim petet cdo pet me nga 3 kulace. Ne tepsin ku do pjekim byrekun shtrojme petet hedhim gjellen keshtu veprojme deri ne peten e fundit para se ta fusim ne furre tepsin e presim byrekun ne pjese dhe e pjekim deri sa te jete gati. Pasi e kemi pjekur byrekun e heqim nga furra dhe i shtojme siper qumesht te vaket me pak kripe dhe pak gjalp. Ju befte mire :)
No comments:
Post a Comment