Monday, November 4, 2013

Byrek me kerpurdha dhe pana (Receta nga Ervina Saliu)



Perberesit: 
500gr kerpurdha,
2-qepe,
3-hudhra,
1-spec te kuq,
200ml pana,
majdanoz piper.

Per brumin: 
500gr miell,
2-luge vaj,
2-luge uthull, 
uje rreth nje gote.

Pergatitja:
Hedhim te gjithe perberesit ne nje tas dhe zejme brumin.E mbulojme dhe e lejme menjan gjer sa te pergatisim gjellen.Skuqim lehte qepen hudhrat dhe specin me pas shtojme kerpurdhat dhe i skuqim mire per 10-15 min,shtojme dhe panen dhe e lejme gjer sa te trashet,.Ne fund shtojme majdanozin dhe piperin.Marim brumin e ndajme ne 2 pjese,Marim pjesen e pare dhe e ndajme ne 6 topa te vegjel,i hapin ne madhesine e nje pjate te vogel,me pas kur i kemi hapur te 6 i lyejme me vaj dhe i vejme njera mbi tjeteren dhe e hapim ne nje pete.E vejme ne tepsi i hedhim gjellen dhe nga lart hapim peten tjeter ne te njejten menyre.E pres e sperkasim me pak uje dhe e pjekim ne 200 gr rreth 30 min. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment