Tuesday, November 12, 2013

Byrek me lakra (Receta nga Ervina Saliu)




Perberesit: 
500gr laker,
3 domate,
1-filxh kafe vaj,
1-filxh kafe oriz,
piper,rigon dhe pak nenexhik.

Per brumin: 
500gr miell,
2 luge vaj,
1 luge uthull dhe uje rreth nje gote.

Pergatitja:
Marim lakren e presim ne copa te vogla dhe e vejme te skuqet me vajin,me pas shtojme domatet e grira i hedhim dhe nje gote uje dhe e lejme te ziej per 10-15 min,me pas shtojme dhe orizin dhe e leme te trashet. Kur ta heqim i hedhim dhe erzat. Marim perberesit e brumin i hedhim ne nje tas dhe zeme brumin. E leme te mbuluar per 30 min,me pas e ndajme ne 2 pjese. Marim pjesen e pare e bejme ne 5 topa te vegjel i hapim ne madhesin e nje pjate te vogel te pesta i lyejme mire me vaj i vendosim njera mbi tjetren dhe e hapim ne nje pete te vetme. Shtrojme peten ne tepsi te lyer me vaj hedhim gjellen dhe hapim peten tjeter ne te njejten menyre. E presim byrekun,e sperkasim me pak uje dhe e pjekim ne 200 gr perreth 40 min. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment