Saturday, November 2, 2013

Lakror me spinaq dhe qepe te njoma (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
1 tufe qepe te njoma ,
500 gr spinaq ,
300 gr lakra te ndryshme ,(lulekuqe ,bietol ,etj...)
4 luge vaj ulliri ,
300 gr miell misri ,
100 gr miell gruri ,
50 gr gjalp ,
1 gote uje qumesht.

Pergatitja:
Lajme dhe grijme qepet spinaqin dhe lakrat e tjera, i skuqim mire ne tenxhere me pas i hedhim uje dhe kripe, i leme te ziejne ne fund ku kan ngelur me pak uje hedhim nje dore miell gruri pak nga pak duke e trazuar mire te mos formoj kokrra, i leme te trashet dhe ne tepsi lyer me vaj hedhim brumin ku e kemi pergatitur te ujshem me te 2 llojet e miellit i hedhim dhe kripe,brumin e hapim mire ne tepsi ku mbulojm dhe anet e tepsise, hedhim lakrat, i hapim dhe i hedhim gjalpin dhe e sperkasim me pak miell siper, e fusim ne furre 220° per 40 min, kur te mare skuqje i hedhim qumeshtin dhe e leme akoma dhe pak minuta dhe lakrori eshte gati. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment