Pergatitja per 6 racione:
Presim ne copa te vogla 1 qepe, 4-5 thelpinj hudhra, 2 patellxhan, 2 kungulleshka, 2 karrota, 2 speca dhe 2 domate. Skuqim perimet dhe pasi te jene skuqur shtojme copat e domates. Perziejme mire, hedhim kripe, piper te zi, paprika dhe pak arre moskati. Hedhim 1 filxhan uje dhe e leme te zieje ne nxehtesi te ulet derisa te shteroje uji.
BESAMELI : Hedhim ne nje tenxhere te vogel 2 gota te medha me qumesht, shtojme 3 luge miell dhe pak gjalp. Vendosim ne sobe dhe perziejme derisa te valoje. Per me shume shije dhe arome shtojme pak arre moskati.
Ne tave hedhim 1/3 e besamelit dhe fillojme te shtrojme petat e lazanjave. Per prakticitet, perdorni lazanja qe nuk kane nevoje per zierje. Vendosim 2 shtresa lazanja dhe hedhim siper gjysmen e mases se perimeve. Shtrojme serish 2 shtresa lazanja dhe hedhim pjesen tjeter te perimeve. Vendosim shtresen e fundit te lazanjave dhe hedhim gjithe besamelin. Siper i hedhim djath kackavall te forte te grire. Pjekim ne furre te parangrohur ne 220 grade per 20 min.
Duhen me pak se 20 min pergatitje dhe 20 min pjekje per te shijuar lazanjat me te shijshme!
*** sipas deshires mases se perimeve mund t'i shtoni dhe proshute ose bacon***
E falenderoj Valin Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe este i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment