Monday, November 18, 2013

Mish gjel deti me bizele (Receta nga Erjona Balla)



Duhen:
1 kg mish
1kg bizele
3 qepe
2 karrota
4 patate
200 gr lule laker
100 gr finoke
2 dege selino
salce domate
vaj ulliri
hudhra
rozmarin,rigon,piper i zi dhe kripe.

Pergatitja:
Ne tenxheren ku do bejme gjellen grijme qepen,karroten,selinon dhe hudhren.
I lem te skuqen per 10-15 min.
Me pas shtojme mishin dhe te gjitha erezat dhe i lem te skuqen bashke per 30 min.
Me pas shtojme salcen dhe i lem 5 min dhe shtojme uj deri sa te mbulohet mishi.

Patatet dhe lule lakren e skuqim ne tigan me vete.
Bizelet i ziejme ne nje tenxhere te vogel per 10 minuta

Pasi ka marre vale gjella shtojme patatet,lule lakren dhe bizelet.
I lem te ziejne per deri sa te shteroj uji te mbetet me pak se nje gote.

No comments:

Post a Comment