Saturday, November 23, 2013

Patllixhane te mbushur (Receta nga Dafina Tushaj)


2-3 patllixhane te medhenj 1-2 qepe te kuqe 5-6 domate te vogla (si qershija) 6-7 kokrra ullinje te zij 30 gr mocarela 2 veze te ziera majdanoz krip Piper vaj ullirit

Pergatitja:
Ne fillim marrim patllixhanet i lajme dhe i presim ne dy pjese, duke u hequr pjesen e brendshme te tulit me luge. Marrim nje tepsi ku shtrojme leter furre dhe i vendosim patllixhanet ne te. U hedhim pak vaj siper dhe i fusim ne furre te ngrohur me pare ne tem 180 ° C per 15 min.
Nderkohe pergatisim mbushjen e tyre: Perbersit e mesiperm i grijme ne copa kubike si prsh qepen mozarellen vezen ullinjet etj,dhe i hedhim ne nje pjate. Pasi kane kaluar 15 min i nxerrim nga furra dhe fillojme mbushjen e tyre me perbersit e mesiperm. Pasi kemi kryer mbushjen, u hedhim sa pak vaj ullirit siper dhe pak mozarele dhe i fusim ne furre per 5 min te tjera. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment