Perberesit:
500gr miell,
2-lug te vogla maja,
1-luge e vogel sheqer,
2-luge gjelle vaj ulliri,
uje rreth 2 filxh
Pergatitja:
Ngrohim ujin dhe hedhim ne nje tas majane sheqerin dhe gjys filxh uje e perziejme gjer sa te shkrihet majaja dhe e lejme 5 min qe te fryhet majaja.Me pas perziejme miellin dhe kripen ne nje tas ,shtojme majane e fryre,vajin dhe punojme brumin dhe shtojme ujin pak nga pak gjer sa te behet nje brume i bute.Lyejme nje tas me vaj hedhim brumin e lyejme nga te gjitha anet brumin me vaj e mbulojme dhe e lejme rreth 1 ore te dyfishohet.Me pas e shtypim me duar e bejme ne topa te vegjel e hapim cdo top ne madhesin qe shikoni ne foto e shpojme me piru nga lart dhe i skuqim sic kam vepruar ne foto,ose i pjekim ne furre ne 220 gr per 8-10 min.
Te skuqura nuk pijne fare vaj. Ju befte mire :)
No comments:
Post a Comment