Perbersit:
1 Filxhan caji miell elbi "Simigdali"
3 veze.
1 Filxhan caji mjell.
1 Filxhan caji sheqer.
250 gr kos.
1/2 Luge kafeje sode.
1/2 Luge e kafeje baking powder "pluhur pjekes , peciv "
Per sherbetin:
3 Filxhane caji sheqer.
2 e 1/2 Filxhane caji uje .
pak leng limoni .
Pergatitja:
Shtojme te gjithe perbersit e mesiprem bashke ne nje tas te thelle (Pervec kosit) i rrahim me telin e kuzhines, shtojme dhe kosin pak nga pak duke e trazuar.
Lyejme me gjalpe dhe me mjell nje tepsi Numer 30*....shtojme masen e pergatitur. Pjekja 180 gr C per 30 - 35 minuta e shumta .
Sapo te futim revanine ne furre pergatitim sherbetin, zjejme sherbeti 7 minuta . Sapo te nxjerim revanine nga furra shtojme sherbetin e nxete revanine e nxete , sherbetin do ha hidhni pak e nga pak me nje luge supe deri sa ta pije te gjithe .
MBas ftohjes mund ta shoqeroni me pak akullore vanilja. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment