Thursday, November 21, 2013

Tiramisu me maskarpone dhe pana (Receta nga Silvana Belishaku)




Perberesit:
500 ml pana ,
4 te verdha veze ,
400 gr maskarpone ,
1 pako biskota pavezini ,
pije luleshtrydhe ,
1 gote qumesht ,
2 lug kafe kakao neskuik ,
cokollat te grir per zbukurim ,

Pergatitja:
Rrahim panen me mixser ,me pas ne nje ene tjeter rrahim te verdhat e vezes me 4 lug gjelle sheqer, hedhim maskarponen, i perziejme mire, me pas i hedhim ne nje ene te gjitha bashke me panen, i bashkojme bashk duke i trazuar ngadale, ne nje tas hedhim qumshtin e ngrohur pak, i hedhim kakao neskuik ,i perziejme dhe fillojme e shtrojme ne nje tepsi katrore, njomim biskotat dhe i reshtojme ne tepsi, hedhim mase nga pana, hedhim kakao pluhur me nje site te vogel, me pas shtresen tjeter, te njejtin veprim, i hedhim kremin e pergatitur, siper i hedhim pije te kuqe, bejme shtresen tjeter dhe ne fund e zbukurojm me cocollat te grire. E leme per disa ore ne frigorifer dhe eshte gati per servirje. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment