Perbersit:
100 gr miell
100 gr sheqer
4 veze
20 gr kakao
pak kanelle
Per kremin:
180 gr cokollate
400 krem qumeshti (i trashe per embelsira)
150 gr sheqer pluher
Per kremin e bardhe (Nese doni mund ta blini dhe te gateshem)
1 bust vanilje
4 te bardha veze
40 ml uje
170 gr sheqer
50 gr krem qumeshti
Pergatitja:
Rahim sheqerin me vezet deri sa te zbardhen, sitim mjellin dhe kakaon dhe e shtojme ne tasin e mikser pak nga pak duke i trazuar me nje luge druri, lyejem nje forme me gjalpe hedhim masen e pergatitur dhe pjekim ne 170 gr per 30 minuta. Leme pandispanin 2 ore te ftohet.
Pergatitim kremin e cokollates:
Rahim nr mikser kremin e qumeshtit sa te ntrashet mire.(7 minuta rahje) shtojme sheqer pluherin, shkrijme cokollaten e shtojme pak nga pak ne kremin e qumeshtit,i rahim mire dhe e leme 10 minuta ne frigorifer te mpikset.
Pergatitim kremin e bardhe:
Rahim te bardhat e vezve bashke me sheqerin dhe vaniljen sa te shkumohen , shtojme ujin dhe kremin e qumeshtit i rahim akoma dhe pak dhe jemi gati.
Marim pandispanin e presim ne tre pjese shtrojme krem cokollate ne pjesen e pare shtrojme dhe pjesen e dyte te pandispanit , prap krem cokollate , vazhdojme dhe me pjesen e dyte dhe nga siper shtrojme pjesen e trete te pandispanit , shtrojme kremin e bardhe gjysmin , gjysmin e mbaje per zbukurim. Zbukurimin sipas deshires. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment