Saturday, November 9, 2013

Turshi Turli (Receta e derguar nga Sajmira)



500 gr karota.
500 gr lulelaker.
500 gr domate jeshile.
500 gr kastravece te vegjel.
300 gr speca te vogla jeshile.
Nje tufe selino.
5 Litra uje (Ku nje kile uje do ike gjate zjerjses te ujit)
4 luge kripe e trashe (Sa me e zeze me e mire)
2 lucka te vogla limantoz.
5 speca djegse.

Pergatitja:
Fillimisht zjejme ujin per 20-25 minuta e zbresim nga zjari shtojme kripen dhe e trazojme deri sa te tretet kripa ,ujin e leme te ftohet.
Marim perimet me lart dhe i grijme ,i vendosim ne kavanoza me radhe. Sapo shellira eshte ftohur shtojme limantozin e trazojme mire dhe mbushim kavanozat me shellire shtojme dhe nga nje spec djegs brenda dhe vulosim kapaket. I ruajme ne vend te fresket ,dhe per 20-25 dite turshite jane gati. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment