Sunday, December 29, 2013

BISKOTA “Hello Dollies” (Receta nga Chef Nino)


Perberesit per nje ene 30-20:
2 gota uji plot me miell arrash 
1 luge supe gjalp i shkrire 
1 kanace qumesht i kondesuar Nesle (mund ta zevendesoni dhe me mjalte)
gjysem gote uji me miell are kokosi 
1 gote uji me copeza cokollate (ka te gatshme te Nerenxi )
1 gote uji me lajthi te thermuara.
Leter pjekje e bardhe 

Pergatitja:
1.Perziejme ne nje ene miellin e arrave gjalpin dhe pak qumesht te kondesuar e i perziejme me kujdes sa te laget brumi.
2.Shtrojme ne tepsi leteren e bardhe te pjekjes dhe siper hedhim brumin e arrave duke e sheshuar nga te gjitha cepet e tepsise me kujdes.
3.Hedhim nje shtrese me qumesht te kondesuar ne gjithe siperfaqen e brumit te arrave duke e lagur ate.
4.Hedhim nje shtrese me copeza cokollate .
5.Hedhim shtresen tjeter me pluhur are kokosi.
6.Hedhim shtresen e fundit me lajthi te grira dhe me dore i shtypim perberesit poshte ne tepsi qe te lidhen me njeri-tjetrin.
7.Piqet ne furre per 20-25 minuta sa te marrin ngjyre te arte. Lereni te ftohet pak dhe pritet ne forma katrore 

No comments:

Post a Comment