Friday, December 20, 2013

Byrek me presh,djathe dhe veze (Receta nga Ervina Saliu)

Perberesit per brumin: 
2 gota miell,
2 luge vaj,
2 luge uthull, dhe rreth nje gote uje.

Per gjellen duhen: 
4 presh,
2 veze,
200 gr djathe,
2 luge salce domatesh,
majdanoz, piper.

Pergatitja:
Presim preshte ne rrathe dhe i vejme te skuqen gjer sa te zbuten, me pas shtojme salcen erzat dhe nje gote uje,e lejme te zieje gjer sa te trashet. E heqim, e lejme te ftohet pak, me pas shtojme djathin e thermuar dhe vezet, i perziejme mire dhe e leme menjane. Hedhim perberesit e brumin ne nje tas dhe punojme brumin per disa minuta. Me pas e ndajme ne 2 pjese, marim pjesen e pare e ndajme ne 4 topa te vegjel, i hapim ne madhesine e nje pjate te vogel, i lyejme mire me niseshte dhe i vendosim njera mbi tjetren dhe e hapim ne nje te vetme. Shtrojme peten e pare hedhim gjellen dhe nga lart hapim peten tjeter ne te njejten menyre. E sperkasim me pak uje nga lart e presim dhe e pjekim ne 200 gr per 30-40 min. Ju beft mire 

No comments:

Post a Comment