Friday, December 20, 2013

Gurabije me kanelle dhe kakao (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
1- filxh caj leng portokalli,
1- filxh vaj ulliri,
1 luge te vogel sode,
1 luge pluhur per pjekje (baking powder, peciv, levito),
rreth 500 gr miell,
per njeren mbushje 1 lug kanele dhe per tjetren 2 luge kakao,
2 filxh sheqer.

Pergatitja:
Rrahim ne nje tas vajin me sheqerin per 5 min, me pas shtojme lengun e portokallit ku brenda shkrijme soden.

Ne tas tjeter perziejme miellin me pluhurin pjekes.E ndajme masen e vajit ne dy pjese ne njeren hedhim kanellen dhe ne tjetren kakaon, hedhim miellin pak nga pak te njera pjesed gjer sa te behet nje brum i bute, keshtu vazhdojme dhe me masen tjeter,nese brumi don prap miell. i hedhi serisht gjer sa te behet nje brume i bute. I bejme ne topa te vegjel dhe me pas i japim formen qe duam, i lyejme me fara buke, i veme ne tave ku kemi vendosur leter furre dhe i pjekim ne 180 gr per 10 -15 min.
I leme te ftohen pak dhe jane gati. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment