Friday, December 20, 2013

COMLEK ME MISH VICI SHOQERUAR NE PILAF (Receta nga Bukurie Nexhipi)



PERBERSIT PER COMLEKUN:
700gr mish vici 
3-4 kokra qepe te medha
2 luge salce
Kripe
Piper
1 spec djeges
2 gjethe dafine
2 luge uthull

PER PILAFIN:
50 gr gjalp
1 gote oriz
2 gota uje
50gr bizele
1 karrote

Pergatitja e comlekut:
Qepen e grime ne copa jo shum te vogla.Ne tenxhere hedhim vaj dhe e leme te nxehet hedhim qepen e skuqim sa te zverdhet. Qepen e heqim nga tenxherja dhe ne vajin e e mbetur nga qepa hedhim mishin, e leme sa skuqet ne te gjitha anet, hedhim salcen, kripe, piper, dafine dhe 2 gota uje, e mbyllim ne tenxhere presjoni per 20 min. Pasi ka zier hedhim qepen dhe e lem 10 min ne zjarr te ulet nese do pak uje mund ti hedhim pak nga pak gjelka duhet te ngelet ne ynyre.Pasi ka perfunduar i hedhim 2 luge uthull te kuqe.

Pergatitja e pilafit:
Orizin e hedhim ne tave me 50gr gjalp e lem te zverdhet pak karroten e presim ne copa te vogla. Pasi eshte zverdhur orizi hedhim bizele karrota krip piper uje dhe e lem ne 200' gjer sa te jete gati.

JU BEFTE MIRE 

No comments:

Post a Comment