Perberesit:
500gr makarona si ti deshironi
1/2 spec i kuq
1/2 patellxhan
1/2 kungull
4-5 feta mortadel (sallam me feta) e prere ne copa
2 kerpudha
8-10 domate te vogla (si qershi)
1 qep te vogel
2 thelpi hudher
Krip, piper, borzilok te that dhe djath mozarela ose kackavall te grire
Nderkohe qe makaronat i kemi vene te ziejne pergatisim salcen.
Ne tigan hedhim pak vaj ulliri hedhim qepen e grir shum holle e leme te zverdhet, hedhim hudhren dhe mortadelen e prer ne copa persegjati hedhim perimet ne copa te vogla i leme per 15 min te skuqen mire dhe me pas hedhim domatet sa te trashet salca para se te jete gati hedhim borzilok, kripe, piper.
Hedhim makaronat mbi salce dhe i trazojme ne zjarr te ngadalete, i ndajme ne pjata dhe ju hedhim siper mozarela ose kackavall te grire. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment