Perberesit:
9-filxh caj miell,
3-filxh arra,
1-filxh sheqer,
2-filxh vaj ulliri,
1-filxh uje,
3-luge gjelle mjalte,
1-luge sode,
1-luge kanelle,
1-luge karajfil ,
lekuren e nje portokalli,
Per sherbetin:
5-filxh uje,
4-filxh sheqer,
1-filxh mjalte.
Per servirje,mjalte dhe arra te grira.
Pergatitja:
Hedhim ne tas vajin,kanelen,karajfilin,lekuren e portokallit,ujin ,arrat e grira,sheqerin,soden,mjaltin dhe i perziejme mire,hedhim me pas miellin dhe e punojme brumi nuk duhet te jete shum i forte.Presim brumin ne copa te vogla dhe i japim formen qe duam nga lart i shpojme me nje piru ose kunj dhembesh.I marim i vendosim ne tepsi te lyer me yndyre, i pjekim ne furre te parangrohur ne 180 gr per 18-20 min.
Marim perberesit e sherbetit dhe i vejme te ziejne per 5-6 min.E heqim sherbetein dhe shtojme melomakaronat ne sherbet i lejme per 2 me 3 min dhe me pas i vendosim ne pjatele dhe i shtojme mjalte dhe arra nga lart
Ju befte mire
No comments:
Post a Comment