Wednesday, December 18, 2013

Pershesh me leng gjel deti:



Perberesit:
Lengu i gjelit te pjekur
Te brendshmet e gjelit te detiti ( zemra, plendesi, melcite)
Krahet dhe qafa e gjelit te detit
1 kg miell
Vaj ulliri
1 qepe e thate
Gjalpe
Gjethe nenexhiku
Kripe

Pergatitja:
- Piqet gjeli i detit dhe lengu lihet menjane!

Pergatitja e kulacit:
- Zihet brumi me miell, uje, pak kripe! Brumi i forte shtypet me dore dhe hapet ne formen e nje rripi 15X40 cm.
- Lyhet me vaj persiper, paloset me tresh, shtypet perseri.
- Lyhet perseri me vaj, paloset, por kete rradhe ne drejtim kryq me te parin.
- Perserite kete veprim (7-10 here) derisa sa brumi te marre elasticitetin e duhur.
- Shtypet brumi dhe hapet ne katrore 20 x 20 cm.
- Lyhet me vaj. Bashkohen 4 cepat ne qender. Kthehet permbys. Vendoset ne tepsi.
- Me ane ten je shtize shpojeni disa here deri ne fund, me qellim qe gjate pjekjes te dalin avujt. Piqeni.
- Nxirreni, lereni te ftohet, pas ftohjes priteni ne kubike te vegjel dhe hidheni ne nje supiere.
- Siper kulacit vendosim gjethet e nenexhikut

Pergatititja e lengut per ta perveluar:
- Ne nje tenxhere skuqim gjalpin, shtojme qepen e grire ne renden e holle, shtojme copat e gjelit te detit te prera ne copa te vogla, pasi skuqen pak u shtojme uje dhe lihen te zjejne.
- Pas zjerjes shtojme edhe lengun qe ka mbetur nga pjekja e gjelit te detit!
- Perzihen 2 lengjet, vihen ne zjarr sa per nje vale dhe ia hedhim siper kulacit te coptuar!
- Mbulohet me kapak dhe lihet menjane sa te thithe gjithe lengun! Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment