Perberesit jane:
Per torten:
250 gr miell (ose dy gota uji)
3 veze,
150 gr sheqer (ose 1 gote uji)
100 gr gjalpe,
50ml qumesht ,
50 gr kakao,
1 buste (paketim i vogel) vanilje dhe 1 buste me pluhur fryres (ose lievito,backing powder)
Per kremin perberesit jane:
250gr gjalpe (temperature ambjenti)
150 gr sheqer pluhur,
50 gr kakao.
Pergatitja:
Merren vezet dhe ndahen te bardhat ne vete dhe tunden deri sa te formohet ne forme bore.te kuqet i perziejme me gjalpin, sheqerin, miellin kakaon, vaniljen, qumeshtin dhe pluhurin fryres kur te jet formuar brumi i hedhim edhe te bardhat e vezeve te tunddura dhe e perziejme.e pjekin ne furre me temperature 160 grade per 40-45 min.
Nderkohe pregatisim kremin:
Perziejme gjalpin me sheqerin, kakaon. (ideale do te ishte sikur ti perziejme me tundese vezesh elektrike). Kremi do te dale shume me i mire. Kur torta eshte ftohur e prejme ne dy pjese te barabarta dhe e mbushim me pana montata (shllag per torta) me copa cokollate dhe e mbyllim siper me kremin e gjalpit qe pregatitem bejme dekorimin e tortes si ne figure. Torta vendoset ne frigo deri sa te sherbejme. Ju befte mire :)
No comments:
Post a Comment